75 Mall Live Search
10:45 / E Hënë, 13 Maj 2024 / k.v

Kurti viziton Kamenicën, pritet nga kryetari i komunës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot në Kamenicë është pritur nga kryetari i komunës, Kadri Rahimaj.

Kurti po zhvillon një takim të mbyllur me kryetarin Rahimaj ndërsa pas takimit do të bëjë edhe një vizitë tek prodhuesit e produkteve të bletëve.

Pastaj do të bëhet vendosja e gurthemelit të urës për këmbësor në fshatin Hajnoc.

Së bashku me Kurtin është edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.