75 Mall Live Search
11:38 / E Hënë, 13 Maj 2024 / k.v

Liverpooli përgatit dhuratën e madhe për Slotin, gati 100 milionë për anësorin anglez

Anthony Gordon është një nga objektivat e Liverpoolit për merkaton verore.

“The Reds”, do të ndahen me Jurgen Kloppin në fundin e sezonit, kurse trajnerin e ri, Arne Sloti, po përgatiten ta presin me një “dhuratë të madhe”.

Drejtuesit e Liverpoolit, kanë në shënjestër anglezin, i cili ka shënuar 11 gola dhe po aq asistime në Premier League këtë sezon me Newcastle United, shkruan IndeksOnline.

Performancat e mira të tij i sollën edhe ftesën te Kombëtarja angleze, nga selektori Gareth Southgate në mars. Ndërkohë, Newcastle kërkon 100 milionë paund për anglezin për ta lënë të lirë.

Gordoni, iu bashkua Newcastle Unitedi nga Evertoni janarin e vitit të kaluar, për 45 milionë paund dhe bisedimet midis Liverpoolit dhe Newcastle-t pritet të fillojnë së shpejti./IndeksOnline/