Bayern Munichu gjen trajnerin, skuadra e tij kërkon 100 milionë euro për ta liruar

Bayern Munichu po vazhdon të kërkojë zëvëndësuesin e Thomas Tuchelit.
“Bavarezët”, kontaktuan me disa nga trajnerët si Ralf Rangnick, Unai Emery e Julian Nagelsmann po këta të fundit vendosën të qëndrojnë te skuadrat po dhe te kombëtaret ku udhëheqin.
Këtë herë Bayerni, hodhi sytë nga Premier League te trajneri i skuadrës së Crystal Palace, Oliver Glasner.
Drejtuesit e Bayernit, ishin të gatshëm të paguajnë 18 milionë euro për ta liruar austriakun nga skuadra e Crystal Palace, por kjo gjë u refuzua nga drejtuesit e “Shqiponjave”.
“Paguani 100 milonë euro dhe merreni Glasner”, ishte kushti i “çmendur” i ishullorëve, me Bayernin që është tërhequr përkohësisht nga gara për firmën me Glasner.
49-vjeçari e njeh mirë kampionatin gjerman, pasi më parë ka drejtuar në Bundesliga skuadra si Eintracht Frankfurt dhe Wolfsburg, ku me Eintrachtin fitoi Ligën e Evropës në vitin 2022.