75 Mall Live Search
18:55 / E Hënë, 13 Maj 2024 / Gj. Sh

Takimi Kurti-Krasniqi, ja nga kush po shoqërohen

Ka filluar takimi mes kryeministrit, Albin Kurti dhe Kryetarit të Partisë Demokratike (PDK), Memli Krasniqi.

IndeksOnline raporton se pjesëmarrës në këtë takim përveç dy liderëve, do të jenë prezent edhe shefat e grupeve parlamentare të të dyja subjekteve, Mimoza Kusari (VV) dhe Abelard Tahiri (PDK).

Takimi mes tyre po zhvillohet në një nga hotelet e Prishtinës.

Krasniqi është i vetmi prej liderëve të partive opozitare që pranoi ftesën për darkë me kryeministrin Albin Kurti, i cili ftoi të tre krerët e partive opozitare në një takim “për të shqyrtuar mundësitë e reja rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legjislative për sesionin pranveror”, siç u tha në ftesë. /IndeksOnline/