Zhegrova humb garën ndaj Mbappes

Kylian Mbappe ka fituar çmimin e fundit si futbollist i PSG-së.
Ylli francez është zgjedhur futbollisti më i mirë i Ligue 1, për sezonin 2023/24, shkruan IndeksOnline.
“Falënderoj të gjithë njerëzit e klubit, dhe presidentin. Do të më mungojë. Po largohem me kokën lart”, deklaroi Mbappe pasi fitoi këtë çmim.
Në garë për futbollistin e vitit në Francë, ishte edhe sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova.
Kujtojm që Mbappe do të largohet nga PSG në fund të sezonit dhr pritet ti bashkohet Real Madridit./IndeksOnline/
