Siguroi Ligën e Kampionëve, Bologna dëshiron mbrojtësin shqiptar

Skuadra e Bolognas është duke menduar për afatin e transferimeve gjatë verës dhe tashmë menjëherë ka piketuar një mbrojtës.
Bëhet fjalë për Albian Hajdari, mbrojtësi shqiptar që përfaqëson Zvicrën në grupmoshat e reja, shkruan Indeksonline
20-vjeçari është pjesë e Luganos, por me paraqitjet e tija “ra” në sytë e trajnerit, Thiago Mota dhe drejtuesve të klubit nga Serie A.
Lajmin për interesimin e Bolognas për Hajdarin e ka konfirmuar edhe gazetari i njohur italian, Nicolo Schira.
Vlera e futbollistit shqiptar sipas sajtit “Transfermarkt” është 2.5 milionë euro, kurse gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 31 ndeshje dhe ka shënuar tri gola./Indeksonline/