Asistenti i Kloppit te Liverpooli zyrtarizohet si trajner te skuadra e njohur evropiane

Pep Lijnders do të ndahet bashkë me Klopp këtë të diel nga Liverpooli. Asistenti holandez sapo është zyrtarizuar si trajner i ri i Salzburgut në Austri.

41 vjeçari ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me kampionët e Austrisë.
Lijnders konsiderohej si meritor i madh në sukseset e Klopp te Liverpooli./Indeksonline/
