75 Mall Live Search
09:59 / E Enjte, 16 Maj 2024 / G T

Sulmuesi i Hoffenheimit lë jashtë Euro-s 2024 Timo Wernerin, zbulohet një tjetër emër që ftohet nga Gjermania

Kombëtarja e Gjermanisë sot do ta zbulojë listën e plotë për ndeshjet e Euro 2024 që nis nga muaji qershor.

Sulmuesi i Hoffenheimit, Maximilian Beier është emri i ri që është ftuar nga trajneri, Julian Nagelsmann, shkruan Indeksonline

21-vjeçari pritet ta zë vendin e Timo Wernerit, i cili pritet të mos ftohet nga trajneri gjerman për ndeshjet e Kampionatit Europian që mbahet pikërisht në Gjermani gjatë këtij viti.

Gjatë këtij sezoni, Beier ka zhvilluar 32 ndeshje, ka shënuar 15 gola dhe ka bërë katër asiste.

Përveç Timo Wernerit, pritet që as Nicolas Sule të mos-ftohet nga Julian Nagelsmann./Indeksonline/