75 Mall Live Search
12:38 / E Enjte, 16 Maj 2024 / S Z

Ambasada gjermane deklarohet rreth zhvillimeve për anëtarësim në KiE

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në një letër drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.

Zëdhënësi i ambasadës gjermane, Christian Böttcher, tha për RTKlive se Quint-i dhe të tjerët kanë theksuar vazhdimisht se Kosova pritet të ndërmarrë hapa të prekshëm për themelimin e Asociacionit (ASM) në mënyrë që të arrijë shumicën e nevojshme prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave që aplikimi për anëtarësim të jetë i suksesshëm. 

“Sipas mendimit tonë, dorëzimi i draftstatutit në Gjykatën Kushtetuese përpara mbledhjes së Komitetit… do të ishte një hap i tillë. Siç tha ambasadori Rohde në postimin e tij në Twitter pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: “Kosova tani duhet ta bëjë punën e vështirë”. Kjo ende nuk ka ndodhur”, ka thënë zëdhënësi i Ambasadës gjermane, Christian Böttcher.