75 Mall Live Search
15:15 / E Enjte, 16 Maj 2024 / G T

Zbulohet kampi ku do të qëndroj Shqipëria në Gjermani gjatë Euro 2024

Muaji qershor është i “siguruar” për spektaklin madhor, atë të Kampionatit Europian “Euro 2024” që do të mbahet në Gjermani.

Në këtë kompeticion madhor është edhe Kombëtarja e Shqipërisë, e cila do të akomodohet në qytetin, Kamen gjatë ditëve të Euro 2024, shkruan Indeksonline

Armand Duka, gjatë një interviste për Blendi Fevziun tregoi se ku do të bëjë stërvitje Kombëtarja “kuqezi”.

Im Zeichen des Sports

Vendi ku Sylvinho me djelmoshat e tij do të qëndroj gjatë këtyre ditëve është “SportCentrum Kaiserau”, që gjendet në Kamen të Gjermanisë.

“Stërvitjet e ekipit Kombëtar në përgjithësi zhvillohen me dyer të mbyllura, në përgjithësi 15 minutat e para janë të hapur për mediat. Ka raste kur bëhen stërvitje të hapura dhe në këtë rast bëhet njoftim dhe mund të vijnë spektatorët dhe media. Në Kaiserau është qendra sportive që do të akomodohet ekipi Kombëtar në Europian”, u shpreh Duka

Sportstätten - SportCentrum Kaiserau

Shqipëria ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Italisë më datën 15 qershor. Kurse në grup është së bashku edhe me dy shtetet tjera, si: Kroacia dhe Spanja./Indeksonline/

SportHotel Kaiserau, Kamen – Aktualisierte Preise für 2024
SportHotel Kaiserau, Kamen – Aktualisierte Preise für 2024