Barcelona ‘blindon’ vendin e dytë, shkëlqen Fermin Lopez

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Almerias, në ndeshjen e vlefshme të javës së 36-të.
Skuadra e Xavit fitoi në udhëtim, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Në këtë përballje shkëlqeu sulmuesi Fermin Lopez, i cili shënoi të dy golat për blaugranët 14′ dhe 67′.
Me këtë fitore, Barcelona ka blinduar vendin e dytë, me 79 pikë të grumbulluara, katër më shumë se Girona në vendin e tretë.
Ndërsa Almeria tahsmë është përshendetur nga elita e futbollit spanjoll, pasi renditet e fundit në tabelë, me vetë 17 pikë në 36 ndeshje./IndeksOnline/