75 Mall Live Search
09:46 / E Premte, 17 Maj 2024 / k.v

Arrestohet në Gjilan personi që ishte arratisur nga burgu në gusht të vitit të kaluar

Policia ka arritur ta arrestojnë një person i cili ishte arratisur nga burgu në gusht të vitit të kaluar, transmeton IndeksOnline.

Gjatë kohës sa ka qenë në arrati ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy raste për kanosje ndaj dy viktimave kosovarë.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 38.92 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash, për çka dhe është hapur rast i veçantë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/