Maja e Hajlës sfidohet të dielën e ardhshme, ja detajet

Klubi Alpin Podguri ju fton të merrni pjesë në ecjen e radhës në Bjeshkët e Rugovës ⛰– Maja e Hajlës 2403 m/lmd
❗Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel, me datë: 26.05.2024.
Pjesëmarrja është e hapur ,rezervimi duhet të bëhet me kohë.
📜 Detajet e Organizimit:
Nisja e saktë: e diel, 26.05.2024 / ora 07:00 (tubimi në 06:45)
Kthimi për në Prishtinë : 26.05.2024 / ora 20:00
🚩 Vendi i nisjes: Para parkingut të RTV 21
🚍 Lloji i transportit: Autobus
💶 Participimi për pjesëmarrje: 15€
💶 Për pjesëmarrësit me vetura private: 10€
❗Afati i fundit për rezervim:
E shtunë 25.05.2024 ora 12:00
Mënyra e lajmërimi:
E-Mail:klubialpinpodguri@gmail.com
Tel: +383 44 863 424 ; (whats app, Viber, )/Instagram: Klubi Alpin Podguri
Detajet e shtegut:
Lartësia: 2403 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Rugovës-Maja e Hajlës
Ecje e planifikuar: 6-7 orë
Karakteri i shtegut:
Ecje e karakterit të mesëm, shtigje bjeshkë, terren i hapur.
Pajisje: këpucë alpine apo këpucë të thella, gete, çorape rezervë, ndërresa rezervë .
Për shkak të menaxhimit të peshës që duhet bartur në çantën e shpinës, preferohet që të mos merret ushqim i tepërt
Klubi Alpin Podguri rezervon të drejtën e fotografimit të pjesëmarrësve pasi qe eventi është publik
Përshkrimi i Aktivitetit:
Aktiviteti i ditës së diel është aktivitet i përshtatshëm për gjithë adhuruesit e natyrës, dashamirët e ecjeve, por edhe për ata që duan ta kalojnë një vikend në natyrë.
Ju lutemi, lajmërohuni me kohë për rezervim !
Ekspeditën e udhëheq: #KlubiAlpinPodguri
Ju mirëpresim!