Tifozët “Skiftera” kundër Armand Dukës: Sa e sa marrëzi nën emrin tënd Shqipëri?

Skuadra e Gjilanit arriti fitore të madhe sot ndaj Dritës me rezultatin 2:1 në javën e parafundit në Superligën e Kosovës në futboll.
Me këtë fitore, skuadra e Gentian Mezanit i iku barazhit dhe tani mund të “flejë” e qetë në fund të këtij sezoni, shkruan Indeksonline
Tifozët “Skiftera” dërguan një mesazh të çartë te presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka – i cili ka bërë bashkëpunim me Serbinë për organizimin e Euro 2027 për grupmoshat U21.
“Sa e sa marrëzi nën emrin tënd o Shqipëri”, shkruhet në mesazhin e shpalosur nga tifozët e fanellës “bardhëekuq”./Indeksonline/