Ballkani i kundërpërgjigjet Batatinës: Lufta nis dhe përfundon brenda fushës, i uron Llapit sukses në garat ndërkombëtare

Ballkani të shtunën fitoi titullin e tretë radhazi në Superligën e Kosovës, pasi mposhti Llapin në ”Zahir Pajaziti”, me rezultat 1-0.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas ndeshjes kishte deklaruar se Ballkani nuk e ka merituar titullin, duke aluduar se nuk i ka fituar ndeshjet në fushë, shkruan IndeksOnline.
Kampioni i Kosovës, i është kundërpërgjgjur deklaratës së Batatinës, duke thënë se lufta nis dhe përfundon brenda fushës.
Ballkani e ka falënderuar skuadrën e Llapit për korrektësinë dhe mikëpritjen, duke i uruar edhe sukses në garat ndërkombëtare.
Reagimi i plotë:
Gara futbollistike dhe lufta për rezultatet, nis e përfundon brenda fushës së blertë.
Para dhe pas çdo ndeshje, raportet ndërmjet klubeve e zyrtarëve respektivë, karakterizojnë respektin e ndërsjelltë.
Kështu ishte edhe ndeshja e fundit në Podujevë, me ç’rast falenderojmë klubin futbollistik Llapi, për korrektësinë e mikpritjen.
FC Ballkani ju uron sa më shumë sukses në garat ndërkombëtare, bashkë me të gjitha ekipet tona që do garojmë në Evropë!
Respekt!
/IndeksOnline/