75 Mall Live Search
12:41 / E Diele, 19 Maj 2024 / Gj. Sh

Hovenier pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Osmanit dhe nënsekretares amerikane: Hap i rëndësishëm për Kosovën

Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, ka takuar Presidenten Vjosa Osmani. Ato nënshkruajtën një marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Rreth kësaj marrëveshjeje ka reagur edhe Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ai përmes një postimi në X, ka thënë se kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të informacionit të saktë globalisht dhe ndërtimit të një ekosistemi të qëndrueshëm të informacionit në Kosovë./IndeksOnline/