Florent Hasani bën asist për Rapidin në derbin rumun

Skuadra e Rapid Bucurestit është duke fituar 2:0 ndaj FC Steaua Bucurestit në ndeshjen e raundit të 10-të në fazën Championship.
Golin për 2:0 e shënoi Petrila në minutën e 42’të, shkruan Indeksonline
Aksioni nisi nga këmbët e futbollistit kosovar, Florent Hasani – dhe pasimi i tij te bashkëlojtari u llogarit si asist.
Ky ishte asisti i dytë i Hasanit me fanellën e Rapid Bucurestit këtë sezon./Indeksonline/