75 Mall Live Search
13:29 / E Hënë, 20 Maj 2024 / Gj. Sh

De Rossi: Sezonin e ardhshëm do ta kthejmë Romën në “Top 4”

Me triumfin ndaj Genoas, Roma ka blinduar vendin e gjashtë në  renditje, që  i jep mundësinë e pjesëmarrjes në edicionin e ardhshëm të Europa Leagues, por edhe shpresën për të garuar në Champions, nëse Atalanta triumfon në finale ndaj Leverkusenit të mërkurën në mbrëmje.

E nëse verdhekuqtë janë sy e veshë nga Gllasgou, trajneri Daniele De Rossi ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm, teksa fill pas ndeshjes me Genoan nuk ngurroi të falënderojë futbollistët e tij për atë që dhanë në gjysmën e dytë të sezonit.

“Kemi bërë një punë fantastike dhe dua të falënderoj të gjithë futbollistët për atë që kanë dhënë nga muaji janar e deri tani. Jam shumë i kënaqur, por sigurisht që nuk mjaftohem me kaq, pasi sezonin e ardhshëm duhet të rikthejmë Romën mes 4 ekipeve më të mira në Itali”, tha De Rossi.