75 Mall Live Search
09:45 / E Martë, 21 Maj 2024 / L K

BMW-ja dhe VW-ja instalojnë me vetëdije komponentë të ndaluar

BMW, Volkswagen dhe Jaguar Land Rover thuhet se kanë instaluar me vetëdije pjesë makinash nga një furnizues i sanksionuar kinez.

Që nga viti 2021, Shtetet e Bashkuara kanë një ligj të quajtur Akti i Parandalimit të Punës së Detyrueshme Ujgure (UFLPA), i cili ndalon importin e të gjitha mallrave nga Xinjiang, përveç nëse kompanitë mund të ofrojnë prova të besueshme që puna e detyruar nuk është përdorur në prodhimin e tyre.

Sipas raporteve amerikane, kompania prodhon produktet e saj duke përdorur punë të detyruar.

Sipas organizatave të drejtave të njeriut, minoriteti mysliman ujgur i vendosur atje është i shtypur sistematikisht nga kompanitë kineze./Indeksonline/