Mos u merakosni për furnizimin me targa, MPB i ndanë 2.1 milionë euro tender një kompanie

Për furnizim me targa për regjistrimin e automjeteve, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shpërblyer me kontratë grupin e operatorëve G.S.G Sh.P.K.
Vlera e kontratës është mbi 2.1 milionë euro.
Indeksonline ka mësuar se kompania fituese ka qenë e kontraktuar deri tani.
Sipas dosjes së tenderit të publikuar në E-prokuri, në këtë tender kanë ofertuar 9 grupe të operatorëve ekonomik.
Pjesmarrës në këtë tender ishin edhe kompani të huaja.
Dokumenti i ofertuesve dhe fituesit të tenderit

Dokumenti me sasinë e automjeteve të cilat parashihen të pajisen me targat.
