Ferizaj: Arrestohet një person në flagrancë për vjedhje të rëndë në tentativë

Arrestohet një person në flagrancë për vjedhje të rëndë në tentativë, ndërsa dyshohet edhe për disa vjedhje tjera të kryera në Ferizaj.
Të shtunën, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në flagrancë për vjedhje të rëndë në tentativë, i cili dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera.
“Rreth orës 03:55 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë, se në rrugën “Gjon Serreqi ” në një lokal afarist një person kishte depërtuar me forcë dhe ishte në proces të vjedhjes. Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të rrugës ” Gjon Serreqi” dhe kanë arritur që ta rrethojnë zonën dhe lokalin, ndërsa në flagrancë kanë arrestuar të dyshuarin E.D, mashkull, shtetas i Shqipërisë, i moshës 28 vjeçar dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj”, njofton Policia.
Derisa, në stacionin e policisë në Ferizaj nga disa qytetarë janë raportuar edhe katër raste të vjedhjeve të rënda në lokale të ndryshme afariste, të cilat kanë ndodhur gjatë natës në rrugët “Enver Topalli”, ” 12 Qershori” dhe ” Gjon Serreqi” dhe të cilat dyshohet se i ka kryer i dyshuari i arrestuar E.D.