Familja Kastrati del me njoftim për homazhe

Me rastin e 25-vjetorit, në nderim të jetës dhe veprës së sakrificës së një familjeje të tërë, të cilët u vranë mizorisht nga barbaria serbe, më 28 maj 1999, mbahen homazhe në varrezat e Pejës me fillim prej orës 11:00 të martën, më 28.05.2024.
Nderimi për familjen KASTRATI, që dhanë shumë për Kosovën, është nderimi për gjakun dhe sakrificën e tyre. Lavdi e përjetshme!
Qoftë i paharruar kujtimi!
Përherë në zemrat tona!
Krenarë me jetën dhe veprën e familjes KASTRATI.