Arrihet marrëveshja mes Chelseas dhe trajnerit italian
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/05/36d9e7353449abdfc63d36ac1b01b0d8.jpg)
Ekipi i Premierligës, Chelsea dhe trajneri italian, Enzo Maresca kanë rënë dakord për kushtet e kontratës.
Sipas Fabrizio Romano, ata do të nënshkruajnë marrëveshje dyvjeçare me opsion zgjatjen e kontratës për tre vite, ky është detaji i fundit që po sqarohet.
Maresca tashmë i tha ”po” projektit të Chelsea, detajet e kontratës pritet të bëhen publike në vazhdim. /IndeksOnline/