75 Mall Live Search
09:10 / E Martë, 28 Maj 2024 / L K

Dikur ylli më i madh i Interit, tani narkoman dhe alkoolist

Ish-mesfushori i Interit u tërhoq nga futbolli gati tre vjet më parë. Jeta e Fredy Guarin tani ka ndryshuar rrënjësisht.

Ylli kolumbian ka thënë se po vuan nga varësia e drogës dhe alkoolit.

“Unë jam një alkoolist, e pranoj dhe jam një narkoman që shërohet. Kam bërë shumë gabime, kam marrë vendime të gabuara, kam lënduar shumë njerëz, kam bërë të dashurit të ndihen keq. E lejova veten të bëhem alkoolist. Kur u largova nga Millonarios arrita pikën më të ulët sepse në ato vite varësia ime u bë shumë serioze. Po punoj për të rregulluar gjërat, për të rifituar besimin e fëmijëve të mi, të afërmve dhe miqve të mi” ka thënë Guarin./Indeksonline/