Agim Ademi takohet me trajnerin e Panathinaikosit dhe kuzhinierin e famshëm turk

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar me dy persona të njohur turk.
Bëhet fjalë për trajnerin e klubit basketbollistik, Panathiniakos, Ergin Ataman dhe kuzhinierin e famshëm, Nus-ret, shkruan Indeksonline
Përmes rrjeteve sociale, Ademi ka publikuar një foto me dyshen nga Turqia.
“Kënaqësi takimi dhe ndeja me trajnerin e njohur turk, Ergin Ataman, i cili e udhëhoqi Panathinaikosin drejt titullit të kampionit në EuroLeaguen e basketbollit si dhe me kuzhinierin e famshëm Nusret Gokçe, i njohur në tërë botën për rrjetin e restoranteve të tij zinxhirë ‘Nusr-Et’”, shkruhet në postimin e Ademit në rrjetet sociale