Caktohet data se kur do të rindeshen Usyku me Furyn

Tashmë është caktuar data se kur do të ndodh rimeçi në mes Tyson Fury dhe kampionit të padiskutueshëm të peshave të rënda Oleksandr Usyk.
Përballja e dytë do të zhvillohet përsëri në Arabinë Saudite, më saktësisht më 21 dhjetor ku Usyku do mbrojë titujt e tij të sapofituar.
Kujtojmë që boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk, mposhti Tyson Furyn pikërisht në Riyadh të Arabisë Saudite ku u shpall kampion i padiskutueshëm në peshat e rënda, duke i shkaktuar anglezit humbjen e parë në karrierën e tij./IndeksOnline/
CONFIRMED! The rematch between Fury & Usyk will take place on December 21 in Saudi Arabia 🚨 pic.twitter.com/7kltgePeb6
— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) May 29, 2024