Pas 7 vitesh, Dua Lipa konfirmon koncertin në këtë shtet

Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa ka nisur turneun e saj “Radical Optimism”.
Fituesja tre herë e Grammy dhe shtatë herë fituesja e çmimit BRIT shtoi nëntë takime në Azi në turneun e saj, transmeton Indeksonline.
Ajo do të performojë në Singapor, Xhakartë, Manila, Tokio, Taipei, Kuala Lumpur, Bangkok dhe Seul. Ky do të jetë udhëtimi i tretë i Dua Lipës në Azi – në vitin 2017, ajo ishte në Festivalin Summer Sonic në Tokio, si dhe takime në Malajzi, Kore të Jugut dhe Xhakartë.
Radical Optimism, i cili ka prodhuar tre single: Houdini , Training Season dhe Illusion , u publikua në disa formate në fillim të majit. Këngëtarja shpjegoi pak procesin krijues dhe temën që e frymëzoi albumin e saj të ri.