75 Mall Live Search
20:00 / E Mërkurë, 29 Maj 2024 / Gj. Sh

Një vit pas protestave të dhunshme në veri, Peci thotë se situata ka ndryshuar

Një vit më parë, në Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan nisën protesta nga komuniteti serb, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve në objektet e komunave.

Në Zveçan protestat eskaluan në dhunë fizike, ku u përfshinë pjesëtarë të policisë, të KFOR-it si dhe të banorëve serbë, raporton Indeksonline.

Këtë situatë të tensionuar, kryetari I Zveçanit, Ilir Peci, e kujton si tejet të vështirë.

Në një intervistë për Indeksonline, Peci deklaron se tani, një vit më vonë, situate është plotësisht ndryshe dhe se sovraniteti është shtrirë në komunat veriore.

Më poshtë ndiqni intervistën e plotë: