Durmishi s’po ndalet, publikon pamjet e punimeve në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Asfaltohet shtresa e parë e rrugës nacionale N2, Prishtinë – Mitrovicë. Kjo është konfirmuar nga zv/ministri i Infrastrukturës.

“…, segmenti nga Lugu i madh deri në Maxhunaj. Është asfaltuar njëri drejtim me gjerësi 10 m dhe gjatësi 1 km.
Po punohet njëkohësisht në struktura e në përgatitje të segmenteve tjera për asfaltim”, ka shkruar ai. /Indeksonline/



