75 Mall Live Search
16:38 / E Enjte, 30 Maj 2024 / Gj. Sh

CEO i Dortmundit: Reali favorit, por titullin e fitojmë ne

Kanë mbetur edhe dy ditë para finales së madhe të Ligës së Kampionëve në mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit.

Në kampin e skuadrës gjermane janë optimist për këtë ndeshje, ku besojnë se do të përsëritet i njëjti sukses sikurse në vitin 1997.

Lidhur me këtë, është deklaruar edhe CEO i klubit gjerman, Hans-Joachim Watzke.

Ai tha se Reali është favorit por beson se Borussia Dortmund do të jetë fituese të shtunën.

“Reali është favorit, kjo është një e vërtetë historike, pasi ata nuk kanë humbur kurrë një finale. Por ka gjithmonë një herë të parë.

Edhe Juventusi ishte favorit në 1997, ata ishin si Realit sot, kishin një skuadër shumë të fortë por ne fituam 3-1”, u shpreh Hans-Joachim Watzke, CEO i Dortmundit.

Kujtojmë që ndeshja e shumëpritur në mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit, do të zhvillohet këtë të shtunë në stadiumin ikonik “Wembley” në ora 21:00./IndeksOnline/