75 Mall Live Search
22:20 / E Enjte, 30 Maj 2024 / FR

Lumir Abdixhiku niset për në Zvicër, ka gati një tubim të madh në Gjenevë

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një video adresimi në facebook ka njoftuar për tubimin që do të mbahet me 1 qeshorë në Gjenevë.

Abdixhiku, njoftoi se këtë të shtunë të tri degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kremtojmë së bashku 34 vjetorin e veprimit tonë politik.

“Të dashur bashkëatdhetar, këtë vikend do të jemi sërisht në Mërgatë.

Me datë 1 qeshor, këtë të shtunë nga ora 17:00 mblidhemi në Gjenevë, të tri degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kremtojmë së bashku 34 vjetorin e veprimit tonë politik.

Ky tubim, kjo kremtë do të na shërbejë edhe për bashkimin e djadhtë, rugovist, të çdo bashkatdhetari tanë rreth shtëpisë së vetme të demokracisë, Lidhjes Demokratike.

Përbashkimi ynë i djadhtë është thirrje monumentale për t’i përballuar lëvizjet popullsitë që na ndodhin sot në Kosovë, që vendin tonë e kanë mbyllur e sanksionuar e dërguar drejt zbrasjes së plotë.

Kosova, atdheu ynë, ka nevojë për secilin, të djadhtë, patriot, rugovist, tani”, ka thënë Abdixhiku./Indeksonline/