75 Mall Live Search
15:33 / E Premte, 31 Maj 2024 / MSH

Ylli turk: Nuk ka qenë ëndrra ime të bëhesha aktore

Aktorja e njohur e serialit “Stuhi Dashurie”, Ayça Aysin Turan është bërë zyrtarisht ylli i kopertinës së revistës së njohur turke “Dizilah”, në versionin dixhital.

Gjatë gjithë karrierës së saj, aktorja ka demonstruar gamën e gjerë të aktrimit, duke sjellë në jetë me mjeshtëri një numër të lartë personazhesh.

Karriera e Ayça Aysin Turan ka patur një rritje të konsiderueshme që nga marrja e rolit të saj të parë, por kjo ka qenë gjithnjë një motivim për të ecur akoma më tej.

Në një intervistë për “Dizilah”, aktorja tha se nuk ka qenë ëndrra e saj të bëhej një aktore dhe se i ka pëlqyer gjithnjë bota pas kamerave.

Megjithatë me kalimin e kohës aktrimi filloi të bëhej një pasion për të dhe ishte gjëja e vetme në të cilën ajo mund ta tregonte veten plotësisht.

Për sa i përket audiencës dhe fansave ndërkombëtarë aktorja shprehet: “Besoj që çdo aktor ka një ëndërr ndërkombëtare. Ne në fakt jemi në biznesin e ëndrrave, por është një fushë me mundësi të pafundme dhe asnjëherë nuk mund të thuash që tani ia arrita”.

Së fundmi aktorja është shfaqur në faqen e parë të kopertinës së “Dizilah” dhe ajo që theksoi ishte se kamerat e bëjnë të ndihet vetvetja dhe ishte e lumtur për këtë bashkëpunim.