75 Mall Live Search
21:50 / E Premte, 31 Maj 2024 / Gj. Sh

Dështon iniciativa për privatizimin e KF Drenicës,  Reci zotohet se do ta vazhdoj përkrahjen për klubin

Ka dështuar iniciativa e ndërmarrë nga afaristi Haxhi Reci nga Llausha  për privatizimin e klubit të futbollit Drenica.

Lajmin e ka bërë të ditur Reci për IndeksOnilne.

Ai ka thënë shkurtimisht se nuk është arritur marrëveshja me komunën e Skenderajt.

Megjithatë, ai është zotuar se do të vazhdoj përkrahjen për klubin.

Poashtu ai ka bërë me dije se bashkë me disa afaristë të kësaj komune do të bisedojnë për ta ndihmuar klubin dhe për ta kthyer në superligë.

Kujtojmë se Klubi i Futbollit Drenica për herë të parë këtë edicion ka garuar në Ligën e Parë.

Reci ditë më parë ka bërë një projekt për privatizimin e klubit dhe rikthimin në mesin e skuadrave më të fuqishme në vend.

“Janë disa procedura, nuk është definitive asgjë. Kemi plane të mëdha dhe konkrete. Nëse vijmë deri të finalizimi. Unë e kam ndihmuar klubin që një vit dhe jam i interesuar për një projekt serioz. Kemi pasur disa kontakte me komunë dhe do ta bëjmë një ofertë. Klubi ka disa borxhe që duhet me i sqarua. Ne jemi shumë serioz. Qëllimi është i mirë, interesimin e kemi të madh, të shohim si do të shkojnë gjërat.’’, kishte deklaruar Reci kohë më parë./IndeksOnline/