Behar Maliqi nderohet nga Feronikeli ’74 me rastin e pensionimit nga futbolli

Futbollisti kosovar, Behar Maliqi tashmë e ka fituar epitetin e një legjende.
Sot në ndeshjen finale të barazhit mes Feronikelit 74 dhe Prishtinës së Re, lojtari i ka dhënë fund aventurës në futbollin aktiv, shkruan Indeksonline

Ai është nderuar nga kryesia e klubit nga Drenasi me një dhuratë simbolike.
37-vjeçari luajti me skuadrat e njohura në futbollin shqiptar, si: Prishtina, Partizani, Feronikeli, Llapi dhe Malisheva./Indeksonline/
