Genc Prelvukajt i zënë rrugën lopët, Eni Koçi tallet me të (Video)

Këngëtari Genc Prelvukaj dhe këngëtarja Eni Koci janë njëri nga çiftet më të përfolur në estradën shqiptare.
Ata kanë edhe një vajzë së bashku.
Dje ishin nisur ta festojnë 1 Qershorin, ditën e fëmijëve por një gjë e papritur iu kishte ndodhur.
Lopët u kishin zënë rrugën duke iu bllokuar kështu rrugën, teksa Genci trembte lopët me vajzën e tyre në krahë, Eni tallej me të nga makina.
‘’Kudo që ka lopë nëpër rrugë, aty na gjeni edhe ne duke I ndjekur nga mbrapa’’ ka qenë mbishkrimi i këngëtarës në videon e publikuar në rrjetin social Instagram. /IndeksOnline/