Të hënën shqyrtohet projektligji për demarkacionin
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike të hënën do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet Projektligji nr. 06/L-028 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Takimi do të mbahet në ora 9:30, në sallën S-1. /Indeksonline/