75 Mall Live Search
13:23 / E Diele, 02 Qershor 2024 / Gj. Sh

Prishtina ndan rrugët me trajnerin Nigerian

Skuadra e Prishtinës i ka ndarë rrugët me trajnerin Emanuel Egbo.

Klubi nga kryqeyteti ka vendosur të mos vazhdoj kontratën me teknikun nigerian dhe asistentin e ti, Eldiano Topi, shkruan IndeksOnline.

Egbo morri drejtimin e Prishtinës gjatë muajit tetor, derisa udhëhoqi skuadrën deri në finalen e Kupës së Kosovës, ku u mposht nga Ballkani.

”Falënderojmë për punën e deritanishme të kryetrajnerit, Emannuel Egbo dhe trajnerit, Eldiano Topi me të cilët ka përfunduar afati kohor i marrëveshjes dhe FC Prishtina, futbollistët dhe i tërë stafi u dëshiron sukses në vazhdim të karrierërKryetrajneri Egbo, ka udhëhequr ekipin nga fundi i muajit tetor dhe ka regjistruar 33 ndeshje zyrtare (14 fitore, 10 barazime dhe 9 humbje, 41:25) duke u renditur të 5-të në klasifikim dhe duke arritur deri në finale të Kupës”, thuhet në njoftimin e Prishtinës./IndeksOnline/