Zbulohet e vërteta, Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet janë ende bashkë

Miqtë dhe familja e Kylie Jenner kanë frikë se asaj do t’i thyhet zemra nga Timothee Chalamet, i cili nuk po arrin t’i jap përparësi asaj.
Sipas burimeve të DailyMail, ylli i realiteti nuk është gati të largohet, transmeton Indeksonline.

Çifti i cili ra në qendër të vëmendjes për lidhje kur Kylie u fotografua në shtëpinë e aktorit në qershor.
Por, pavarësisht paraqitjes së dashur, dyshja nuk janë fotografuar bashkë që nga atëherë duke ndezur thashetheme për romancën e tyre.
Tani, burimet për DailyMail thonë se ata janë ende bashkë.

“Kylie po mundohet të mbajë marrëdhënien e saj me Timothee, po rata përreth saj kanë frikë se po bëhet e qartë se ai nuk është I interesuar aq shumë në marrëdhënien e tyre sa ajo”.
“Kylie është çmendurisht e dashuruar me Timothee dhe ka dhënë shumë për këtë lidhje. Ajo doli publikisht me romancën e tyre sepse ishte e sigurte se do të zgjaste. Por ata që janë më afër saj mendojnë se ai nuk e ka Kylie-n prioritet dhe motrat e saj po i thonë të largohet, por ajo nuk po mundet”./Indeksonline/
