Carlo Anceotti i lumtur, po kërcen së bashku me lojtarët e tij në paradë

Skuadra e Real Madridit mbrëmë fitoi Ligën e Kampionëve pasi mposhti 2:0 Borussia Dortmundin.
Sot, skuadra spanjolle ka dalë në Madrid duke prezantuar triumfinë e 15-të në histori të klubit në UEFA Champions League, shkruan Indeksonline
Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, shihet se si Carlo Ancelotti kërcen me lojtarët e tij dhe duket shumë i lumtur.
Trajneri italian gjithashtu e bëri edhe foton e famshme me puro në gojë, të cilën poashtu e kishte realizuar edhe në festën e titullit të La Ligas para disa ditësh./Indeksonline/