75 Mall Live Search
08:59 / E Hënë, 03 Qershor 2024 / L K

Rrahu një femër tjetër, arrestohet gjakovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një femër në Gjakovë, pasi e njëjta kishte sulmuar një femër tjetër.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”, përcjell IndeksOnline.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që, e njëjta pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.