75 Mall Live Search
09:43 / E Hënë, 03 Qershor 2024 / L K

Garat me vetura në Kroaci, një AUDI godet shikuesit (Pamje)

Një veturë e modelit Audi me një motor prej më shumë se 1500 kuaj fuqi është përplasur me spektatorët në garën e rrugës dje në Osijek.

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve kanë thyerje kockash pasi drejtuesi i veturës sportive humbi drejtimin.

“Për momentin nuk mund ta dimë arsyen e saktë. Nga sa shihet në pamjet, duket se ka pasur një defekt në transmisionin e fuqisë. Njëra anë transmetonte energjinë te rrotat ndërsa tjetra mbeti e bllokuar, duke bërë që makina të rrokulliset dhe lëviz”, tha Robert Markt, president i Shoqatës Kroate të Autove dhe Kartingut./Indeksonline/