75 Mall Live Search
12:27 / E Hënë, 03 Qershor 2024 / L K

Luajnë 1 orë para Kombëtares, vëmendja edhe te rivalët e kuqezinjve

Sot do të zhvillohen disa ndeshje miqësore. Skuadrat që marrin pjesë në Euro-n 2024 do të kenë mundësinë të “testohen” para startit të kampionatit Europian.

Kështu në  fushë nuk do të zbresin vetëm kuqezinjtë e Sylvinhos, por edhe kundërshtarët e kombëtares shqiptare. Kroacia do të vihet përballë Maqedonisë së Veriut, në miqësoren e parë para Euro-s 2024.

Rivalët e Kombëtares do të zbresin në fushë 1 orë para ekipit tonë. Në orën 19:00 vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë edhe në “Stadion HNK Rijeka” të Kroacisë. Kujtojmë se përveç Kroacisë në gurpin B bëjnë pjesë edhe Italia dhe Spanja. Me Kombëtaren kroate, ekipi i Sylvinhos do të sfidohet me 19 qershor në orën 15:00 në “Volksparkstadion” në Hamburg.