75 Mall Live Search
15:32 / E Hënë, 03 Qershor 2024 / Gj. Sh

Reali vendos për të ardhmen e Joselut

Skuadra e Real Madridit ka vendosur që ta shfrytëzojë mundësinë e një transferimi të përhershëm për Joselun, sipas The Athletic.

Sulmuesi këtë edicion ka qenë i huazuar tek Reali nga skuadra e Espanyolit.

Madrilenët kanë një klauzolë blerjeje prej 1.5 milionë euro në marrëveshjen që do të arrijnë tani.

34-vjeçari shënoi 16 gola në 47 paraqitje në Madrid këtë sezon, duke përfshirë një dygolësh vendimtar kundër Bayernit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Real Madrid do të presin derisa Espanyol të përfundojë sezonin e tyre për të shpallur zyrtarisht marrëveshjen.

Klubi katalanas është tani në play-off të Segunda dhe Madridi dëshiron të jetë sa më i respektueshëm ndaj tyre.