75 Mall Live Search
07:30 / E Martë, 04 Qershor 2024 / AR

Moti sot, kaq do jenë temperaturat

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës kryesisht në rrafshin e Dukagjinit, parashihen të sjellin riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 deri në 28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s.