75 Mall Live Search
10:19 / E Martë, 04 Qershor 2024 / AR

Sara Gjordeni zbulon gjithçka, nga emri deri te lindja e foshnjes

Sara Gjordeni, ish-konkurrente e formatit BBV3, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në llogarinë personale të instagram-it. Pa dyshim që më të shumtat e pyetjeve drejtuar ndaj Sarës lidheshin me bebushin që ajo po pret të vijë në jetë, ku së bashku me Bardhin, një tjetër ish-konkurrent i BBV3-shit, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

E pyetur lidhur me gjininë e bebes, Sara ka rrëfyer se ende nuk kanë marrë një përgjigje, por sigurisht që në momentin kur të mësohet gjinia e saj, ata do e ndajnë lajmin nëpërmjet një videoje në rrjete sociale.

Përsa i përket lindjes, Sara shprehet se ka për të lindur në mes të dhjetorit dhe se janë në pritje të një Shigjetari…

Po për emrin a ka menduar ndonjë prej tyre? “Unë po, ndërsa Bardhi jo”– shkruan Sara.

Sakaq Sara ka zbuluar gjithashtu se Bardhi dëshiron që fëmija i tyre i parë të jetë një djalë


Më tej ajo ka rrëfyer për nepsin që ka gjatë shtatzënisë, ndryshimet që ka pësuar trupi i saj dhe gjendjen e saj shëndetësore.