75 Mall Live Search
15:01 / E Martë, 04 Qershor 2024 / AR

Fustani i kaltër shkrin në trupin e Mbresës

Pushimet luksoze kanë nisur edhe për moderatoren e këngëtaren kosovare Mbresa Hajrullahu.

Bukuroshja është kujdesur t’i sjellë disa fotografi tejet joshëse ku ka vënë në pah bukuritë trupore, shkruan Indeksonline.

Me trupin si sirenë ajo u shfaq e veshur me një fustan të kaltër të hapur te pjesa e gjoksit.

“Edicioni veror Le Greece/Pjesa 1”, shkroi ajo përbri imazhit, i cili mori qindra pëlqime menjëherë pas publikimit./Indeksonline/