75 Mall Live Search
09:36 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / k.v

Arrestohet një 27-vjeçar për disa vjedhje të rënda në Fushë-Kosovë

Dje nga njësitë policore të Fushë-Kosovës është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhur në periudhën janar-qershor 2024, kryesisht në zonën e Fushë-Kosovës ku janë vjedhur stoli ari, mjete punë si dhe gjësende në markete.

Puna e hetuesve policor,  është finalizuar dje ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të  arrestojnë personin e dyshuar.

Personi i dyshuar A.H., mashkull 27 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me  rastet (tetë raste) ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë./IndeksOnline/