Zvicra largon 4 lojtarë nga kampi, ndër ta edhe 2 shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës pas fitores së mbrëmshme në miqësore ndaj Estonisë e ka shkurtuar listën për Euro-n 2024.
Nga lista e Murat Yakinit janë larguar katër lojtarë, ndër ta edhe dy shqiptarë: Uran Bislimin dhe Albian Hajdarin, shkruan Indeksonline
Përveç dyshes shqiptare, nga lista e Yakinit janë larguar edhe: Kevin Mbabu dhe Filip Ugriniqi.
Megjithatë, trajneri i “Helvetikëve” i ka paralajmëruar lojtarët që ta mbajnë formën e tyre me stërvitje individuale pasi nuk i dihet deri të premten, ku do ta shpalosë listën zyrtare për Euro-n 2024.
Kujtojmë se te Zvicra momentalisht janë edhe katër lojtarë të tjerë shqiptarë, përfshirë: Andi Zeqirin, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Ardon Jasharin./Indeksonline/
Mbabu und Ugrinic verlassen das Nati-Camphttps://t.co/pZN6a8KqnX
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) June 5, 2024