75 Mall Live Search
15:39 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / G T

Foda është përballur dy herë me Norvegjinë, ka rezultate pozitive

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë në Oslo.

Trajneri gjerman, Franco Foda është përballur edhe më herët kundër Norvegjisë, shkruan Indeksonline

Foda sa ishte trajner i Austrisë, është takuar dy herë – duke fituar një ndeshje dhe duke barazuar në tjetrën.

Të dy takimet ishin të rëndësishme për UEFA Nations League.

Kujtojmë që ndeshja sonte zhvillohet në Oslo nga ora 19:00./Indeksonline/