75 Mall Live Search
18:28 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / LB

Dobruna njofton për hapjen e zyrës së punësimit në komunën e Zveçanit

Zv/ministri i Financave, Agon Dobruna ka njoftuar për hapjen e zyrës së punësimit në objektin e komunës së Zveçanit.

Dobruna në Facebook ka shkruar se hapja e zyrës është një hap thelbësor, pasi që qtetarët e kësaj komune do të sigurojnë këshillim e ndërmjetësim për punësim.

“Në vizitën që realizuam sot në komunën e Zveçanit, së bashku me Drejtoreshën e Agjencisë, znj. Jehona Rexha u takuam me Kryetarin e komunës, z. Ilir Peci dhe bashkëpunëtorët e tij”, ka shkruar ndër të tjera ai.